LAJMI I FUNDIT:

Shpikja banale e Marifete Jahjagës

Shpikja banale e Marifete Jahjagës

Një nga kryetarët e partive opozitare, që kanë gjashtë muaj jashtë Parlamentit, e arsyetoi sot nevojën e kthimit në Kuvend para datës 18 dhjetor, kur u skadon dhe mandati i deputetit, me faktin që në Shqipëri do të vijë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ata duhet të jenë në Parlament. Biles, për ta bërë më komike gjithë këtë situatë, e përmendi këtë dhe si një kontribut “për çështjen kombëtare”, një term që tani ,nuk ka kuptim kur përmendet nga politikanët shqiptarë.

Si çdo histori që përsëritet, edhe kjo e bojkotit pa shkak të PD, po kthehet në histori komike. I ka kapur të gjithë një siklet i paparë se si ta justifikojnë kthimin në Kuvend.


Po i bien më qafë Merkelit, Bashkimit Evropian, Shultzit, parlamentarëve të tjerë evropianë, dhe në fund janë katandisur tek Atifete Jahjaga, si për të na mbushur mendjen se kthimi i tyre nuk bëhet se ka nevojë parlamenti , por se ka një interes të madh ndërkombëtar dhe kombëtar, që fare papritur, koinçidon me afatin e djegies së mandateve.

Kjo ja heq dhe atë pak seriozitet që pati ikja e tyre nga Kuvendi dhe që lidhet me dhunën ndaj një deputeti. Për të respektuar së paku atë pak shkak që kishte, është mirë të kthehen pa dhënë asnjë shpjegim. Askush nuk ka për t’i pyetur pse u kthyen, dhe askush nuk do besojë Aldo Bumçin kur të thotë ndonjë budallëk ndërkombëtar për këtë çështje. Të gjithë e dimë përse ikën e përse do kthehen, ndaj kjo estrada e gjetjes së një ndërmjetësi ndërkombëtar për t’u kthyer vetëm sa bën gjithçka qesharake.

Por, në këtë mes edhe më qesharake bëhet përdorimi i vizitës së presidentes Jahjaga në Tiranë pas një jave.

Zonja Jahjaga është një figurë e pangjashme politike me dikë nga Shqipëria. Ajo nuk është një presidente e zgjedhur, por e përzgjedhur për të qenë presidente e një vendi, i cili ka boll telashe me tekat e politikanëve të vet. Ajo u zgjodh fillimisht si produkt i një marrëveshje që ofronte një mandat të shkurtuar për të, por pastaj marrëveshja ra dhe bashkë me të dhe aktorët e saj. Zgjedhjet e reja prodhuan një realitet të ri politik, i cili futi vendin në krizë, dhe presidentja për 6 muaj ishte i vetmi person legjitim i atij vendi, që nuk zgjidhte dot as krizën dhe as qeverinë.

Ajo nuk është aq ushtare sa Bujar Nishani kur vjen fjala për të qenë formalisht presidente. Ndaj saj nuk ka ngarkesë negative në Kosovë, për shkak se thuajse s’ka asgjë në dorë. Të gjithë bëjnë kujdes të kenë një raport protokollar me të.

Ka evoluar shumë prej kohës që u përzgjodh si presidente nga një ish­ ambasador amerikan në Kosovë. Lexon më lirshëm, vishet më mirë, flet më qartë, dhe del më shumë në televizion. I pëlqen Shqipëria dhe vjen zakonisht për shopping tek TEG apo për pushime në Dhërmi dhe Durrës. Është një grua modeste, të cilën pak vet kanë mundur t’i zemërohen në Kosovë për atë që nuk bën dot.

Ti japësh një mision politik ardhjes së saj zyrtare në Shqipëri, si presidente e Kosovës, dhe më keq akoma, ta përdorësh këtë si alibi për t’i dhënë fund një bojkoti qesharak, në të vërtetë e bën shumë joserioze situatën. E bën joserioze, pasi zonja Jahjaga vjen rregullisht çdo muaj në Tiranë për hesap të vet, dhe po të ishte ajo çelësi i kthimit të opozitës në Kuvend, kishte lënë një fundjavë argëtimet e saj dhe ishte marrë me këtë punë.

Nga ana tjetër, zonja Jahjaga ka nevojë për leksione të gjata ta kuptojë këtë krizë. Duhet t’i shpjegoni pse ikën nga Kuvendi, kush rrahu kë, pse pastaj më vonë kur ata u morën të pandehur nuk u kthyen, çfarë kërkesash janë shtuar rrugës dhe pse të gjitha këto duhet të bien, po tha një fjalë ajo. Zonja Jahjaga ëhstë një grua modeste, të cilën fati e ka përkëdhelur vetëm kur është bërë papritur presidente, por pastaj nuk është se ka patur shumë fat me rëndësinë e saj. Kjo do të jetë një kompetencë e pakuptueshme për të, shumë e madhe, por dhe shumë e pashpjegueshme, përse duhet ta zgjidhë ajo këtë punë. Vetë në Kosovë nuk ja doli dot për gjashtë muaj ti ulte të vetët në një tryezë e të merreshin vesh për qeverinë e dalë nga zgjedhjet, dhe nuk e kupton se si do t’ia dalë këtej kufirit të futë në parlament opozitën, e cila ka gjashtë muajve rrugëve.

Zonja Jahjaga është grua e mirë dhe nuk përton të përcjellë çfarëdo fjale që t’i vënë përpara, dhe ndjehet e nderuar për këtë gjë. Vetëm se votuesit e opozitës që janë në Shqipëri, do ta arkivojnë këtë ngjarje jo si vizita e presidentes Atifete Jahjaga, por si shpikja e “Marfietit” Jahjaga për t’u kthyer në Kuvend. Dhe maksimumi do qeshin.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori