Hysi e ka siguruar përfundimisht ekzistencën në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll falë fitores së regjistruar ndaj Trepçës me rezultat 2:0, në xhiron e fundit të sezonit 2012/13.

Drenica nuk gaboi në ndeshjen vendimtare të sezonit, duke e mposhtur Dritën me rezultat 2-0, për të mbetur edhe një sezon në elitën e futbollit kosovar.


Në anën tjetër, Llamkos Kosovës nuk i ka mjaftuar fitorja e thellë ndaj Ferronikelit prej 6-0, për ta siguruar edhe matematikisht mbijetesën. Skuadra vushtrriase e mbylli sezonin në pozitën e 10-të, prandaj do ta zhvillojë ndeshjen e barazhit ndaj Deçanit në mesjavë, transmeton Express.

Teksa, Vëllaznimi e mbylli njërin prej sezoneve më zhgënjyesve të pasluftës me humbje në shtëpi nga Hajvalia, me rezultat 1-2.

Raiffeisen Superliga, Java e 33-të:

Prishtina : Trepça ’89 2-0
Besa : Liria 3-0 (rezultat zyrtar)
Vëllaznimi : Hajvalia 1-2
Llamkos Kosova : Feronikeli 6-0
Drenica : Drita 2-0
Hysi : Trepça 2-0

Tabela

1. Prishtina 73 pikë
2. Trepça '89 58
3. Besa 48
4. Ferronikeli 46
5. Hajvalia 46
6. Trepça 45
7. Drita 45
8. Drenica 43
9. Hysi 42
10. Llamkos Kosova 42
11. Vëllaznimi 27
12. Liria 16

/Telegrafi/

telegrafi sport app