LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoi mrekullisht, pasi përfundoi me veturë përjashta katit të nëntë (Video)

Shpëtoi mrekullisht, pasi përfundoi me veturë përjashta katit të nëntë (Video)

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një shofer e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar përjashta katit të nëntë të godinës së destinuar për parking.

Për fat të mirë, makina me ngjyrë gri është ngatërruar në kabllot elektrike të tensionit të lartë, transmeton Telegrafi.

Shoferit i kanë dalë në ndihmë disa të pranishëm, të cilët e kanë tërhequr dhe i kanë mundësuar të largohet.

Në anën tjetër, vetura që kishte mbetur e kacavjerrë, është larguar nga zjarrfikësit që e kanë ngritur lartë me anë të zinxhirëve dhe çikrikut. /Telegrafi/