LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoi motër e vëlla nga Kosova në Shëngjin, vrojtuesi i plazhit probleme me frymëmarrjen

Shpëtoi motër e vëlla nga Kosova në Shëngjin, vrojtuesi i plazhit probleme me frymëmarrjen

Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova, në Shëngjin, para disa ditësh.

Arriti t’i nxjerrë të gjallë në breg të detit, por vetë pësoi dëmtime të rënda. Neçaj ka vështirësi në frymëmarrje për shkak të lëndimeve në mushkri.

“Ngjarja ka qenë shumë e rëndë. Djali i rrezikuar ka pasur kriza epileptike në ujë dhe e motra, që ka qenë pranë ka shfaqur momente paniku. Robertit i është dashur t’i shpëtojë të dy. Sigurisht që është e vështirë të dalloj simpotmat dhe gjithë rrjedhshmërinë e ngjarjes. I ka dhënë jelekun e shpëtimit vajzës, vajza nga paniku e ka goditur në kokë, por arriti t’i nxjerrë të dy dhe ti nxjerrë në breg”, u shpreh Erdit Gega, president i Federatës shqiptare “ Vrojtuesit e plazhit”.

“Shmangu një tragjedi që ndoshta do kishte zënë vendin e parë të media nëse do të kishte ndodhur, por falë zotit Robeti u gjend aty në vendin e duhur”, tregoi më tej Gega.

Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Erditi, shpresonte që të paktën dikush të interesohej për Robertin. Madje ai i tërheq vëmendjen edhe mediave.

“Janë të rralla rastet kur të rrezikuarit kthehen dhe na falënderojnë, për ndërhyrjen për punën që bëjmë. Vendet e zhvilluara e ushqejnë masën, publikun me këto profesione. Në Shqipëri për fat të keq akoma nuk e kemi këtë kulturë, mediat akoma nuk kanë arritur të kthejnë kursin, ta edukojnë masën publikun, me dashurinë për këto profesione, me respektin që duhet”, tha ai më tej.

Në Shqipëri janë rreth 1200 vrojtues plazhi, në ndihmë të pushuesve. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori