eksperti ad

Është bërë publike historia e jashtëzakonshme se si një grua 60-vjeçare u nxor nga rrënojat në Caraballeda të Venezuelës.

Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit, herë pas here jepte përditësime në rrjete sociale mbi operacionin.


Herët këtë mëngjes, presidenti ndau pamjet e momentit kur ekipet e shpëtimit ranë në kontakt me Belkys Garcian.

"Belkys, a më dëgjon", bërtet një nga ekipi prej 10 vetash i shpëtimtarëve salvadorianë në një vrimë në ndërtesën e shembur.

Përgjigja e saj e dobët konfirmon se po.

“Jemi këtu për t'ju shpëtuar”, i thotë ai.

Përgjigja e saj e thjeshtë vijon: "Faleminderit".



Për 11 orë, ekipi salvadorian, së bashku me shpëtimtarët peruanë, punuan "intensivisht” për ta arritur atë.

Më në fund, me dritat e tyre që ndriçonin errësirën, ekipi arriti te trupi i saj i mbuluar nga pluhuri.

E lidhur në një barelë, Belky u largua nga ajo që kishte mbetur nga ndërtesa e dëmtuar.

Ajo u dërgua me ambulancë në një fushë ku u transportua me helikopter.

Presidenti i Salvadorit njoftoi se gjendja e Belkys tani ishte "shumë e qëndrueshme" dhe se klinika nuk do të ngarkonte asnjë tarifë për trajtimin e saj.

Duke ndarë një video të shpëtimit, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shkroi se "kur shpresa është në zemër, asgjë nuk e ndal atë". /Telegrafi/