LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen 5 nga 12 futbollistëve të bllokuar në Tajlandë

Shpëtohen 5 nga 12 futbollistëve të bllokuar në Tajlandë

Janë shpëtuar pesë nga gjithsej 12 fëmijët të cilët u gjetën gjallë pas nëtë ditëve pasi kishin humbur si ekip në kompleksin e shpellës në rajonin Chiang Rai, në veri të Tajlandës.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, përcjell Telegrafi, mësohet se nga shpella Tham Luang Nang Non u nxorën pesë fëmijë rreth orës 17:30 dhe 18:00 sipas orës lokale dhe theksohet se fëmijët janë shoqëruar me zhytës që nga vendi i nisjes e deri në dalje të tyre.


Është njoftuar se fëmijët e shpëtuar nga shpella janë transportuar në ambulanca për t’u dërguar me një helikopter në një spital në Çiang Rai.

Operacioni për shpëtimin e fëmijëve dhe të trajnerit nga shpella kishte nisur në orën 10:00 me orën lokale.

Tajlandë, vazhdon misioni i kërkimit të 12 futbollistëve në shpellë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Tajlandë, vazhdon misioni i kërkimit të 12 futbollistëve në shpellë (Foto/Video)

Guvernator i krahinës, Narongsak Osatanakom, kishte njoftuar se në operacionin e shpëtimit do të merrnin pjesë 13 zhytës të huaj dhe pesë tajlandezë, si dhe dy zhytës do të shoqëronin fëmijët hap pas hapi gjatë daljes nga shpella.

Kujtojmë se ekipi i futbollit prej 12 fëmijësh të moshës nga 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar gjatë një vizite në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor u bllokuan pasi hyrjet në shpellë u përmbytën. Grupi u gjet pas 9 ditësh, por nuk mund t’i nxjerrin për shkak të sasisë së madhe të ujit në shpellë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori