LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit – birra Corona pëson humbje prej 132 milionë funte

Pasojat e coronavirusit – birra Corona pëson humbje prej 132 milionë funte

Kompania që posedon birrën Corona po përballet me tremujorin e saj më të keq në 10 vite, pas shpërthimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anheuser-Busch In Bev, zotëron disa nga markat më të famshme në botë të birrës, përfshirë Budweiser, Stella Artois, Beck dhe Corona.


Mirëpo në dy muajt e fundit pas shpërthimit të Coronavirusit, kompania ka pësuar humbje prej 132 milionë funtave  nga fitimet në vend, koha kur ata prisnin shitje me ritme të larta për shkak të vitit të ri hënor.

Humbjet e kanë detyruar të heqë bonuset e fitimeve, pasi paraqet rëniet më të mëdha gjatë tre mujorit të fundit.

Kompania beson se birra Corona po personifikohet nga njerëzit si birra që ka infektuar njerëzit nga coronavirusi, ndërsa kjo ka hapur probleme edhe për shumë bare që janë detyruar të mbyllen.

“Biznesi ynë ka përfituar nga restorantet, jeta e natës në përgjithësi, ndërsa ndihemi gati të kthehemi në normalitet”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm Carlos Brito për CNBC.

“Ne jemi të vendosur të sjellim rritje përmes përsosmërisë operative dhe inovacionit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/