LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i vullkanit në Zelandë të Re shembi muret, turistët e pësuan nga temperaturat e larta dhe gazrat toksike

Shpërthimi i vullkanit në Zelandë të Re shembi muret, turistët e pësuan nga temperaturat e larta dhe gazrat toksike

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe shumë tjerë janë lënduar apo shpallur të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në ishullin e Bardhë në Zelandë të Re, atraksion i njohur turistik ku gjatë shpërthimit në ato momente kishin qenë afër tij rreth 50 persona.

Megjithatë nga ky ishull janë shpëtuar 23 persona, e pesë të vdekurit që kishin mbetur të ngujuar nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra. 18 tjerë raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital, e 20 tjerë po konsiderohen të zhdukur, transmeton Telegrafi.


Po lundronin me barkë rreth ishullit kur shpërtheu vullkani në Zelandë të Re, për një "fije" floku turistët i shpëtuan vdekjes
Lexo po ashtu Po lundronin me barkë rreth ishullit kur shpërtheu vullkani në Zelandë të Re, për një "fije" floku turistët i shpëtuan vdekjes

Në momentin kur shpërtheu vullkani, personat që ishin afër tij e kanë pësuar nga temperatura e lartë, gazrat helmues që lirohen si dhe shembja e mureve.  Sipas ekspertes së vullkaneve Jessica Johnson nga një universitet në Angli, lirimi i gazrave helmues ka qenë aq i fortë sa që vizitorët kanë mundur të ndjejnë erën e kimikaleve.

Kamera filmoi gjithçka, turistët ishin në krater pak momente para se vullkani të shpërthente në Zelandë të Re
Lexo po ashtu Kamera filmoi gjithçka, turistët ishin në krater pak momente para se vullkani të shpërthente në Zelandë të Re

Ndërkaq policia e Zelandës së Re, ka bërë të ditur se në momentin e shpërthimit të vullkanit në ishull kanë qenë rreth 50 persona, ku 23 prej tyre janë shpëtuar e të lënduar në masë të madhe kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori