LAJMI I FUNDIT:

Kamera filmoi gjithçka, turistët ishin në krater pak momente para se vullkani të shpërthente në Zelandë të Re

Kamera filmoi gjithçka, turistët ishin në krater pak momente para se vullkani të shpërthente në Zelandë të Re

Sipas pamjeve të një ueb-kamere, të paktën 10 turistë ishin në kraterin e vullkanit në ishullin e Bardhë në Zelandë të Re, pak momente para se ai të shpërthente.

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit, kurse rreth 23 tjerë kanë pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.


Megjithatë bilanci përfundimtar nuk mund të përcaktohet pasi që raportohet se në ishull ishin rreth 100 turistë, dhe se një numër i madh i tyre po konsiderohen si të zhdukur.

Shpërthen vullkani në Zelandë të Re, humbin jetën pesë persona
Lexo po ashtu Shpërthen vullkani në Zelandë të Re, humbin jetën pesë persona

Në videon e një ueb-kamere janë kapur një grup turistësh duke u futur në kraterin e vullkanit, pak momente para se ai të shpërthente.

Ekipet emergjente në qytetin Fakatene rreth 50 kilometra larg ishullit ku gjendet vullkani, kanë bërë të ditur se rreth 20 persona janë lënduar dhe se ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në terren për t’i ndihmuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori