LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit me granata dore në objektin e postës në Zveçan.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët.

“Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Sveçla.


Ai po ashtu në postimin e tij e ka bashkangjitur edhe reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili tha se sulmi ka elemente terroriste.

“Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025. Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Posta e Kosovës.

“Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese. Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Postës.

Për këtë shpërthim reagoi edhe kryetari i Komunës së Zveçanit duke thënë e cilësuar këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Gjashtë vetura përfshihen në aksident në Bresje të Fushë Kosovës, katër të lënduar

Gjashtë vetura përfshihen në aksident në Bresje të Fushë Kosovës, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Mbi 96.7 për qind e kosovarëve kanë shtëpi - vetëm 42.6 për qind zviceranët

Mbi 96.7 për qind e kosovarëve kanë shtëpi - vetëm 42.6 për qind zviceranët

Lajme
Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Lajme
Kalo në kategori