LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në një fabrikë në Spanjë, një pllakë çeliku fluturoi tre kilometra larg – përfundoi në një apartament duke mbytur një banor

Shpërthimi në një fabrikë në Spanjë, një pllakë çeliku fluturoi tre kilometra larg – përfundoi në një apartament duke mbytur një banor

Një shpërthim në një fabrikë kimike në rajonin spanjoll të Katalonjës ishte aq i fuqishëm sa që hodhi një pllakë çeliku një tonëshe rreth 3 kilometra larg, e cila ra në një ndërtesë apartamentesh, duke vrarë një banor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi të martën në uzinën IQOXE në Tarragona.

Objekti u përdor për të prodhuar oksid etileni, një përbërje organike jashtëzakonisht e ndezshme që përdoret si dezinfektues sipërfaqësor në spitale, si dhe në prodhimin e kozmetikës, lubrifikantëve, tharëseve të bojërave dhe produkteve të tjera.

Fabrika prodhoi gjithashtu oksid propileni, i cili gjithashtu është shumë i ndezshëm.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 6:40 pasdite, dhe u pasua nga një shpërthim i dytë që besohet të ketë ndodhur në një transformator elektrik.

Pas shpërthimit, shpërtheu një zjarr masiv, të cilin zjarrfikësit punuan gjatë natës për ta ndalur.

Ndërkohë, burri, i cili është identifikuar si Sergio Millian (59), u shtyp kur pllaka e çelikut fluturoi në apartament sipër tij, duke bërë që struktura të shembet mbi të.

Zjarrfikësit thanë që pllaka ishte me të gjitha gjasat një kapak reaktori nga uzina.

Banorët u thanë gazetarëve se ata panë një top zjarri që vinte nga uzina, para se të godiste ndërtesën.

Ndërkohë një ekip kërkimi zbuloi trupin e një viktime të dytë, një punonjës i moshuar në uzinë, të mërkurën në mëngjes. Disa të lënduar të tjerë u shtruan në spital me djegie të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori