Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar herët në mëngjes për shpërthime të shumta në kryeqytetin e Ukrainës, hera e parë e këtij lloji pas disa javësh që nga shpërthimi i fundit në këtë qytet.

Në një postim në Telegram, Klitschko ka shkruar se ka pasur shpërthime në lagjen qendrore të kryeqytetit, ku ndodhen shumë agjenci dhe ndërtesa qeveritare.


1 6

Dy ndërtesa administrative janë goditur, thonë autoritetet, por ende nuk dihet nëse ka viktima, transmeton Telegrafi.

2 2

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit rrëzuan 10 dronë rusë , tha kryetari i këtij qyteti, pasi SHBA është afër finalizimit të planeve për të dërguar sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, një veprim potencialisht kyç në konflikt.

Klitschko tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 10 dronë Shahed të prodhuar nga Irani, dhe se kishte shpërthime në qarkun e Shevchenkovskit.

3 1

Administrata e Kievit njoftoi se, sipas informacioneve paraprake, dy ndërtesa administrative në Shevchenkovsky u dëmtuan, dhe se informacioni për viktimat e mundshme po analizohet. /Telegrafi/

4 1