LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Illinois, ka të lënduar – qindra të evakuuar

Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Illinois, ka të lënduar – qindra të evakuuar

Një shpërthim në një fabrikë kimike në Illinois të hënën në mëngjes shkaktoi një zjarr dhe një sasi masive tymi në ajër dhe detyroi qindra njerëz të evakuohen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën një person u plagos, një zjarrfikës që luftonte me flakën rreth një orë në veriperëndim të Çikagos.


Shpërthimi në Rockton Chemtool në Rockton ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit me kohën lokale.

Fqinjët thanë se ata dëgjuan disa “goditje” rreth kohës kur zjarri u ndez.

Shtëpitë dhe bizneset brenda një milje nga vendi u evakuuan.

Një zjarrfikës i lënduar në vendngjarje u transportua në një spital aty pranë por gjendja e tij nuk u zbulua menjëherë nga autoritetet.

Rockton Chemtool prodhon yndyrë, lubrifikantë dhe lëngje, duke përfshirë shumë që janë shumë të ndezshme dhe mund të kenë shkaktuar zjarrin, njoftoi ABC7 Chicago.

Si rezultat, pronarët në fabrikën kimike në 1165 Prairie Hill Road kërkuan një evakuim të 70 punëtorëve që ishin në punë.

Së paku deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim rreth shkakut të shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori