LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në Zveçan, s’ka të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në Zveçan, s’ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në hyrje të Zveçanit, përkatësisht në ndërtesën pronar i së cilës është Dragan Gvozdiç i njohur me nofkën ‘Gexho’, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronari i ndërtesës D. Gvozdiç, kishte arritur marrëveshje para disa ditësh me përfaqësuesit e bankës TEB që t’ua jap ndërtesën në shfrytëzim. “


Mbrëmë rreth orës 3:00 të mëngjesit dikush ka hedhur bombë në ndërtesën tre katëshe të Gvozdiçëve në Zveçan, në të cilën është dashur të nis puna sot”, kanë thënë burimet.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa motivi dhe autori ose autorët e këtij shpërthimi mbeten të panjohur.