LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen njëri nga dy motorët e aeroplanit rus për transportimin e mallrave, piloti detyrohet të derdh derivatin para se të bëjë ulje emergjente

Shpërthen njëri nga dy motorët e aeroplanit rus për transportimin e mallrave, piloti detyrohet të derdh derivatin para se të bëjë ulje emergjente

Një video amatore shfaq momentin kur aeroplan rus për transportimin e mallrave, përfshihet nga zjarri sapo ngritet në ajër, kjo për shkak së njëri motor i shpërthen dhe piloti detyrohet të derdh karburantin nga frika se mund të vijë deri te shpërthimi i tërë fluturakes.

Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Tu-204 i cili u ngrit në ajër këtë mëngjes. E pasi që motori shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri, piloti filloi me derdhjen e karburantit para se të bënte zbritje emergjente në lindje të Siberisë, transmeton Telegrafi.


Aeroplani i aviokompanisë ruse Aviastrar po përdorej për transportimin e mallrave nga Kina në Rusi, si pasojë e sanksioneve perëndimore që janë vendosur ndaj shtetit rus që udhëhiqet nga Vladimir Putini, që filloi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar.

Aeroplani ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Baikalit dhe për destinacion kishte qytetin Zhangzhoi, por ishte shpërthimi i motorit që ndërpreu këtë fluturim të planifikuar.

Alexey Tsydenov, kreu i rajonit Buryatia, tha se fluturakja ka nxjerrë tërë derivatin para se të bënte ulje emergjente – duke përdorur vetëm njërin motor që të zbret sigurt në pistë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori