LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen një bombolë gazi në një banesë kolektive në Ohër

Shpërthen një bombolë gazi në një banesë kolektive në Ohër

Një person është lënduar nga eksplozivi që shpërtheu mbrëmë në një banesë në Daljan të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eksplozivi ka ndodhur rreth orës 23:00, në katin e parë të një banese te rruga ‘Sateska’, e cila ka ardhur deri në shpërthimin e fuqishëm ku ka shkaktuar dëme materiale të objektit dhe veturës që ka qenë e parkuar në afërsi, si dhe shqetësim te banorët e banesës kolektive.


Pas shpërthimit, në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i Njësitit territorial kundërzjarrit e cila e ka shuajtur zjarrin. Poashtu në vendngjarje ka arritur edhe policia për inspektim, e cila ka vlerësuar se bëhet fjalë për eksploziv të bombolës së prishur të gazi.

Përndryshe, i lënduari është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/