LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen kamioni në mes të qytetit në Australi, humb jetën një person (Video, +16)

Shpërthen kamioni në mes të qytetit në Australi, humb jetën një person (Video, +16)

Një video e pazakontë e publikuar në internet, shfaq momentin kur një kamion shpërthen në mes të rrugës, por të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin kanë vërejtur diçka të çuditshme – një burrë që zhduket disa sekonda para se kamioni afër tij të shpërthente.

Videoja është publikuar pas hetimit të kryer nga gjykata e Victorias, ku si pasojë humbi jetën 24-vjeçari Anthony Carnevale në vitin 2015, transmeton Telegrafi.


Të gjithë ata që e kanë vërejtur një burrë duke ecur në trotuar mbetën të habitur, kur ai u zhduk në po të njëjtin vend ku disa sekonda më pas shpërtheu kamioni.

“A po e sheh dikush tjetër njeriun duke ecur në trotuar që zhduket para se të shpërthente kamioni”, është një nga komentet e shumta që janë publikuar në këtë video.

Madje disa pretendojnë se në vendin ku është zhdukur ky person asnjë objekt tjetër përreth tij nuk është zhdukur, duke nxitur kështu dyshimet se autori i videos mund ta ketë edituar.

Si pasojë e këtij shpërthimi Carnevale mbeti i vdekur në vend, në momentin kur kamioni që e kishte marrë me qira shpërtheu në rrugën që lidh pjesën perëndimore të Melbourne të Australisë.

Sipas gjykatësit të Victoria, 24-vjeçari humbi jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në baterinë 12 voltëshe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori