“Shpërthen bomba te Barcelona”, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqje dhe vënë në dyshim drejtimin e klubit

Gjashtë anëtarë të bordit drejtues të Barcelonës kanë njoftuar presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu, për vendimin e tyre për të dhënë dorëheqjen nga pozicionet e tyre përkatëse.
Nënkryetarët Emili Rousand dhe Enrique Tombas do të largohen nga klubi, së bashku me drejtorët Silvio Elias, Maria Teixidor, Josep Pont dhe Jordi Clasamiglia.
Largimet u konfirmuan përmes një letre me fjalë të forta dërguar presidentit Bartomeu, me grupin që bën thirrje që udhëheqja e klubit të rishikohet sa më shpejt për të siguruar që Barcelona të jetë në gjendje të rikthehet përsëri nga sfidat e shkaktuara nga kriza e coronavirusit.
“Ne dëshirojmë të komunikojmë që përfaqësuesit tanë i kanë dërguar presidentit Bartomeu vendimin tonë për të dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga pozicioni ynë si anëtarë të bordit të FC Barcelona”.
“Ne kemi arritur deri në këtë pikë duke mos arritur të kthejmë kriteret dhe format e menaxhimit të klubit përballë sfidave të rëndësishme të së ardhmes dhe, veçanërisht, nga skenari i ri post-pandemik”.
“Ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah zhgënjimin tonë me episodin e pafat në rrjetet sociale, të njohur si ‘Barcagate’, për të cilin kemi mësuar përmes shtypit”.
“Ne kërkojmë këtu që kur të paraqiten rezultatet e auditimit që i janë besuar PWC, përgjegjësitë të pastrohen si dhe të ketë kompensimin eventual përkatës”.
“Si një shërbim i fundit për klubin tonë, ne rekomandojmë që sa më shpejt që rrethanat ta lejojnë atë të ketë zgjedhje të reja, të menaxhohet klubi në mënyrën më të mirë të mundshme përballë sfidave të rëndësishme në të ardhmen e afërt”.
“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ne duam të kemi një njohje shumë të veçantë dhe faleminderit kolegëve tanë në Bordin e Drejtorëve që kanë përkushtuar energjinë dhe përpjekjet e tyre më të mira për të mirën e klubit tonë të dashur të futbollit, Barcelona”.
“Gjithashtu falënderojmë drejtuesit dhe punonjësit e klubit për mbështetjen e tyre dhe punën e shkëlqyer gjatë kësaj kohe në të cilën ne kemi pasur nderin t’i shërbejmë Barcës tonë të dashur ”, thuhet në njoftim.
Bartomeu, i cili ka qenë në krye të gjigantëve spanjollë nga korriku i vitit 2015, ka gjetur pozicionin e tij nën presion të fortë këtë sezon.
Sipas Goal.com, Bartomeu po planifikonte një rregullim të ekipit të menaxhimit. Disa anëtarë u informuan se ata nuk do të kenë pjesë në ekipin e ri të drejtorëve, duke përfshirë Rousaud tani të larguar, i cili shihej si pasardhësi i preferuar i presidentit në këtë post. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës