Deputetët e Grupit 6+ janë në pritje të një vendimi nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj për kërkesën që kanë, shkarkimi i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.
Albert Kinolli, kryetar i Grupit 6+ ka thënë për KosovaPress se janë në pritje dhe deri në momentin që është telefonuar nga KP (pas orës 18:00) nuk ka ndonjë lëvizje në lidhje me kërkesën e këtij grupi parlamentar.
“Po presim nuk ka ndonjë lëvizje”, tha Kinolli.
Ndonëse gjatë ditës u raportua se këta deputetë kanë kërkuar që sot deri në orën 16:00 të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj, Kinolli e mohon këtë.
“Jo s’është ultimatum, ndoshta merret ndonjë vendim të hënën”, tha Kinolli.
Megjithatë mediat kanë cituar deputetin Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, i cili ka deklaruar se janë takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me një këshilltar të presidentit Thaçi dhe aty e kanë bërë të ditur këtë qëndrim.
“Qëndrimet tona janë të qarta. Presim qe deri sot në ora 4 të shkarkohet Dedaj nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm. Ne ende nuk e kemi marr asnjë vendim zyrtar që e ka marr kryeministri. Po presim vendimin. Ju kemi thënë që vendimin do ta presim deri në ora 4”, ka thënë deputeti.
KosovaPress ka bërë përpjekje për ta konkaktuar edhe Damkën por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ndryshe kërkesa për shkarkimin e Dedajt vjen nga deputetët e komunitetit turk në Kosovë të mbështetur edhe nga kolegët tjerë nga radhët e minoriteteve pas një deklarate të tij në Facebook, i cili ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.
Qeveria e Kosovës është distancuar nga deklarata e zëvendësministrit Dedaj.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdo qoftë tjetër”, ka thënë ditë më parë kryeministri Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City