LAJMI I FUNDIT:

Shpërblimi për të qëndruar dhjetë orë brenda “shtëpisë së pushtuar” është 20 mijë dollarë, ende askush nuk ka mundur ta përfundojë sfidën e frikshme

Shpërblimi për të qëndruar dhjetë orë brenda “shtëpisë së pushtuar” është 20 mijë dollarë, ende askush nuk ka mundur ta përfundojë sfidën e frikshme

McKamey Manor në Tennessee, është ndërtuar që të jetë shtëpia më e frikshme në Shtete e Bashkuara.

Vizitorët që duan të hynë në këtë “shtëpi të pushtuar nga shpirtrat e lig”, duhet të tregojnë lejen e mjekut, ta kalojnë disa teste dhe të nënshkruajnë një dokument pranimi prej 40 faqesh, transmeton Telegrafi.


Brenda objektit është aq frikshëm, sa që ende askush nuk ka mundur ta përfundojë sfidën, megjithëse ofrohet shpërblim prej 20 mijë dollarësh, për atë që arrin të qëndrojë brenda për dhjetë orë.

Para se të hyjnë në shtëpi, vizitorët shikojnë disa nga eksperiencat më ekstreme, që kanë përjetuar vizitorët e kaluar. Kur të kenë vendosur të hynë, duhet të tregojnë lejen e mjekut se janë të aftë në aspektin fizik dhe mendor, të bëjnë ushtrime fizike për ta demonstruar dhe të tregojnë fjalën që u mundëson të ndalojë gjithçka dhe të dalin.

“Pos skenave të frikshme me gjak dhe të prera, në sfond dëgjohen edhe ulërima të tmerrshme. Brenda këtij objekti, përdoret edhe hipnoza, duke i frikësuar se në një hapësirë me ujë të cekët, ndodhet edhe një peshkaqen”, është përshkruar një nga arsyet, pse kërkohet leja e mjekut dhe ata paralajmërohen për rreziqet që i presin.

Sipas pronarëve të kësaj shtëpie, ky është vetëm një objekt i ndërtuar për këtë lloj eksperience dhe nuk ka asgjë të pushtuar në të, ndërsa gjithçka bëhet për të frikësuar dhe jo për të lënduar ndonjë vizitor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori