LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimi i tepërt i kohës në rrjete sociale shkakton xhelozi dhe vetmi

Shpenzimi i tepërt i kohës në rrjete sociale shkakton xhelozi dhe vetmi

Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e të izoluar.

Përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale për dy orë ose më gjatë i dyfishon shanset për t’u ndjerë të vetmuar ose të izoluar, ndërkaq ekspozimi ndaj imazheve të ndryshme mund të shkaktojë ndjenja të inatit dhe xhelozisë, transmeton Telegrafi.


Autorët e studimit theksojnë se ajo çfarë shohim në rrjete sociale jo domosdoshmërish mund të jetë arsyeja se përse ndihemi keq, por mund të jetë një nga faktorët sepse i nxitë emocionet të cilat veçse i ndjejmë.

Sipas teorive të prezantuara në rezultatet e studimit, thuhet se aq më shumë kohë që shpenzojnë njerëzit në rrjete sociale, aq më pak kanë kohë të bashkëveprojnë në jetën reale.

Përdorimi i rrjeteve sociale mund të kontribuojë edhe në ndjenja të përjashtimit – kjo ndodh kur përdoruesit e rrjeteve sociale i shohin fotografitë e miqve në ndonjë organizim në të cilin ata s’kanë qenë të ftuar.

Shkencëtarët thonë se kjo është një temë e rëndësishme për t’u studiuar pasi që problemet mendore dhe izolimi social mes të rinjve është në nivel epidemik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori