LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimi i kohës në ekran mund të mos jetë edhe aq i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor, ndryshe siç keni menduar deri më tani

Shpenzimi i kohës në ekran mund të mos jetë edhe aq i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor, ndryshe siç keni menduar deri më tani

Secila gjeneratë ka mjetin e saj kur bëhet fjalë për shpenzimin e kohës. Në vitet 50-ta dhe 60-ta të rriturit më të moshuar ankoheshin për librat e tmerrshëm komikë që po dëmtonin mendjen e fëmijëve.

Në vitet e 80-ta librat komikë u zëvendësuan me video lojëra, dhe në ditët e sotme shkaktarët janë smartphonat, tabletat, dhe kalimi i kohës në ekran në përgjithësi.


Mirëpo, a ndikon në dobësimin e shëndetit mendor shpenzimi i kohës në ekran?

Një studim nga Universiteti i Bath ende nuk ka arritur një përfundim të plotë për sa i përket kësaj çështjeje.

Studiuesit thonë se është e pamundur të përcaktohet nëse shpenzimi i kohës në ekran është i dëmshëm për shëndetin mendor pasi thjesht nuk ka informacion të mjaftueshëm të besueshëm.

Pse është kaq e vështirë të përcaktohet një gjë e tillë? Pasi kanë analizuar mijëra kërkime të mëparshme përkatëse, autorët e studimit thonë se njerëzit rrallëherë paraqesin vlerësime të sakta të zakoneve të tyre ditore të kohës në ekran. Në 47 studime të ndryshme që përfshijnë afërsisht 50 mijë individë, vetëm për qind e studimeve përfshinin vlerësime të sakta të përdorimit.

“Këto mospërputhje nxjerrin në pah se ne thjesht nuk dimë aq sa duhet për efektet aktuale (si pozitive ashtu edhe negative) të përdorimit të medieve tona. Studiuesit, gazetarët, anëtarët e publikut dhe të tjerë duhet të vënë dyshim cilësinë e provave kur marrin në konsideratë hulumtimet mbi përdorimet dhe efektet. Ne nuk mund të marrim më thjesht pretendime për efekte të dëmshme për shkak të të dhënave të pakta”, tha studiuesi Doug Parry në Universitetin Stellenbosch. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë

Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kalo në kategori