Gjatë shqyrtimit të raporteve të auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike Hykmete Bajrami tha se shumica e raporteve të audituara janë të këqija.
“Raportet në përgjithësi për të gjitha subjektet politike nuk janë të mira. Sikur të kishim pasur auditime vit pas viti, gjendja do të ishte më e mirë, pasi që nuk ka pasur auditime që nga viti 2017. Jemi të shqetësuar për këtë vonesë, pasi që kjo çështje është edhe e gjetur nga Raporti i Progresit”, tha ajo.
Derisa auditori Ymer Shatri nga kompania “Audit&Conto”, që ka kryer këto auditime, ka thënë para deputetëve se për këto tri vjet kanë audituar subjektet politike, ku janë dorëzuar 95 raporte të auditimit. Prej tyre 21 raporte janë të pa kualifikuara ose 50 për qind e këtyre raporteve siç tha Shatri shkojnë në mohim të opinionit.
Ani pse tha se ka shkelje të ligjit nga subjektet politike, auditori foli edhe për partitë politike që kanë shënuar progres në raportim.
“Partia politke që ka bërë progres është sidomos PDK-ja. LVV ka pasur disa ndryshime, jemi të kënaqur deri diku, me partinë tjetër më të madhe nuk jemi shumë të kënaqur. Në anën tjetër ka gjetje nga subjektet që janë shqetësuese, ku kemi hasur në shpenzime që nuk janë në harmoni me ligjin për financimin e partive politike”, tha ai.
Diskutime më të theksuara pati për subjektin politik të LVV-së dhe LDK-së.
Vetëvendosje ani se ka dërguar me vonesë raportin e shpenzimeve për katër komunat veriore ku kishin marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka raportuar vetëm 3500 euro shpenzime.
Derisa për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë që ishin mbajtur më 2020, LDK-ja ka paraqitur në raport zero shpenzime.
Auditori ngriti edhe çështjen e mos raportimit për të hyrat e grupeve parlamentare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
PDK, LDK dhe AAK fajësojnë Qeverinë Kurti pasi Kosova shënoi rënie sa i përket lirisë së mediave
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe