LAJMI I FUNDIT:

Shpendët e fundit shtegtare që po e braktisin Gjirokastrën (Video)

Shpendët e fundit shtegtare që po e braktisin Gjirokastrën (Video)

Shpendët e fundit shtegtarë janë duke braktisur Luginën e Drinos në Gjirokastër, për t’u rikthyer në pranverë.

Çafkat e përhime duket se do të largohen të fundit, pasi ndeshen ende atje ku rrjedhat kanë më shumë ujë. Këtë vit, tregojnë specialistët e zonave të mbrojtura, i gjithë qarku, por sidomos Lugina e Drinos, regjistroi një rritje të lehtë të numrit të kafshëve dhe shpendëve.


Megjithatë, llojet që janë pjesë e librit të kuq të faunës së rrezikuar vijuan të ishin të kërcënuara seriozisht me zhdukje edhe këtë verë. Çiftet e fundit të kalit të qyqes të mbetura u larguan në shtegtim pak ditë më parë. Kërcënim për shpendin e rrallë ishte helmi i barinjve në përpjekje për të eliminuar ujkun.

Dy stacione të ushqimit për këtë shpend janë ngritur në Dropull dhe në Nivicë, si një mundësi shpëtimi për ekzemplarët e mbetur.

Lugina e Lumit Drino është gjithashtu zona më e madhe në Europë e skifterit kthetraverdhë, me rreth 6000 ekzemplarë në këtë territor. Specialistët thonë se territori ka qenë i mbikëqyrur vazhdimisht për të mbrojtur sidomos foletë e ndërtuara mbi pemë.

Edhe lejleku e ka reduktuar praninë e tij në luginë. Çifti i vetëm i lejlekëve e kaloi stinën e nxehtë pranë Liqenit të Viroit. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori