LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Vetëvendosje duhet të reflektojë (Video)

Shpend Ahmeti: Vetëvendosje duhet të reflektojë (Video)

Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të hapet në mënyrë që të formohet një alternativë opozitare që do të ngjallte shpresën se mund të mposht PDK-në dhe LDK-në, ka thënë njëri prej njerëzve më të rëndësishëm të kësaj Lëvizje, Shpend Ahmeti.

Në një intervistë për emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit, i pari i Prishtinës ka thënë se partia e themeluar nga Albin Kurti duhet ta heq njëherë e përgjithmonë frikën nga ndryshimi, frikë që ekziston sipas njeriut që bashkë me ish-partinë FER pati aderuar në këtë lëvizje.

“Në lëvizje ekziston frika nga ndryshimi. Frika se mos po rrëshqasim e po bëhemi si këta. Por duhet heq dorë nga kjo frikë sepse VV është çelësi. Sepse VV është subjekti i vetëm opozitar që po rritet vazhdimisht dhe duhet ta marrë përgjegjësinë për të krijuar alternativën që i mund PDK-në dhe LDK-në bashkë”, ka thënë Ahmeti.

Njeriu që i ka sjell Lëvizjes Vetëvendosje rezultatin më të madh në histori të subjektit duke e fituar Prishtinën ka folur gjerë e gjatë për fërkimet mes AAK-së e Nismës në njërën anë dhe VV-së në anën tjetër.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që nuk është folur qysh në fillim për listën e përbashkët opozitare dhe të mos dal kjo çështje problematike pas gjashtë muajsh bashkëpunimi.

Sipas Ahmetit, sekretari i VV-së Dardan Molliqaj po gabon kur po flet për kandidaturat për kryeministër.

“VV-së duhet t`i takojë kandidati, por këtë duhet të vendosin organet e lëvizjes. Nuk e vendos as unë e as Dardani”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se duke e udhëhequr kryeqytetin e ka kuptuar nga afër se në çfarë shteti të kapur jetojmë dhe ka përsëritur se në fund të mandatit do të dal faqebardhë para qytetarëve.

Ai nuk ka shprehur ambicie edhe për një mandat në krye të Prishtinës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6g-PGon1bIQ

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori