LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti në lagjen Bregu i Diellit: Ne do të vazhdojmë qeverisjen e mirë të Komunës

Shpend Ahmeti në lagjen Bregu i Diellit: Ne do të vazhdojmë qeverisjen e mirë të Komunës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në lagjen Bregu i Diellit, ku përveç kandidatëve për Kuvend Komunal, para të pranishmëve kanë folur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, kryetari i VETËVENDOSJE!-s Visar Ymeri, dhe deputeti Albin Kurti.

Sipas një njoftimi, në këtë tubim arritën edhe çiklistët që e vizituan secilën komunë në këtë fushatë, deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismajli.


Po sipas njoftimit, kryetari Shpend Ahmeti falënderoi banorët e Bregut të Diellit për përkrahjen e madhe që po i japin VETËVENDOSJE!-s, duke iu bërë thirrje që të dalin sa më masovisht në zgjedhje dhe të votojnë Lëvizjen.

“Mbështetja e madhe që po na jepni e garanton fitoren e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë. Ne do të vazhdojmë qeverisjen e mirë të Komunës, bashkë me juve, përkrah jush. Mandati jonë i radhës do të jetë mandat i plotë, me shumicë të asamblesitëve të Lëvizjes në Kuvend Komunal. Numri 10 është numri i fitores. Numri 10 është numri i VETËVENDOSJE!-s, i zhvillimit të mëtutjeshëm të Prishtinës”, theksoi Ahmeti.

E Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, tha para të pranishmëve tha se Komuna e Prishtinës është shembull i qeverisjes për komunat tjera në Kosovë dhe jo vetëm.

“T’i japim krahë Prishtinës. I duhet krahu Prishtinës. I duhet Kuvendi Komunal Prishtinës. Krahët Shpendit, Prishtinës, ia japim ne, qytetarët e këtij vendi, përmes votës më 22 tetor. Prishtina duhet ta kryejë punën të dielën, pa balotazh, ashtu që në balotazh të angazhohemi të gjithë ne nëpër komunat e tjera”, tha ndër të tjera Ymeri.

Deputeti Albin Kurti tha se kanë mbetur dhe pak ditë para fitores dhe festës së Lëvizjes sonë.

Ai foli për qeverisjen katërvjeçare të VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, qeverisje kjo që shumë shpejt do të shtrihet edhe në komunat tjera.

“Po flasim gjithandej për konceptin, programin e zotimet. Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë është shndërruar në argumentimin tonë kryesor se pse duhet të qeverisim edhe gjetiu, pse duhet të qeverisim edhe në nivelin qendror”, tha Kurti, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë listën e VV-së, posaçërisht gratë.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Kalo në kategori