LAJMI I FUNDIT:

Shpella në të cilën ‘jeton’ fantazma e një vajze (Video)

Shpella në të cilën ‘jeton’ fantazma e një vajze (Video)

Është një mrekulli e natyrës e cila është zbuluar vetëm gjatë viteve të fundit, duke u lënë në hije për shekuj me radhë.

Në rajonin lindor të maleve Urale në Rusi, besohet se ndodhet shpella më e madhe e kristaleve.


Orda është unike në llojin e saj, gjysma e mbushur me ujë e gjysma në errësirën e shkëmbinjve.

Vendi i mistershëm u zbulua nga një grup ekspertësh në Rusi, ata për gjashtë muaj me radhë eksploruan shpellën.

Edhe pse përballeshin me temperaturën e ujit e cila lëvizte nga 1 deri në 2 gradë, qartësia ishte aq e kristaltë sa i lejonte ata të shikonin deri në 50 metra thellësi.

Besohet të jetë më e thella në Rusi dhe njëkohësisht në botë, në llojin e saj të kristaltë, transmeton RTV Dukagjini.

Si për çdo shpellë tjetër edhe për këtë ekzistojnë legjendat. Thuhet se në ujërat e saj, jeton fantazma e një vajze me rroba të shndritshme me flokë të gjata e cila i viziton të gjithë që shkojnë aty.