LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë, SSC Tuatara e arriti brenda një kohë shumë të shkurtër

Shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë, SSC Tuatara e arriti brenda një kohë shumë të shkurtër

Deri në 200 kilometra në orë, kjo hiper-makinë arriti për 2.5 sekonda

Të gjithë prodhuesit fokusohen që veturat e reja, të arrijnë shpejtësi sa më të lartë nga zero deri në 100 kilometra në orë, por shumë pak fokusohen në atë çfarë ndodhë më pas, transmeton Telegrafi.

Kur një rrugë është e hapur, kalimi në mbi 100 kilometra në orë nuk është e mjaftueshme, por kërkohet të lëvizet shumë më shpejtë.

SSC Tuatara ka punuar që të arrijë brenda një kohë shumë të shkurtër, shpejtësinë nga deri në 100 kilometra, apo dyfishimin e shpejtësisë nga zero deri në 100 kilometra në orë.

Versioni i kësaj hiper-makine që i ka 1,750 kilometra në orë, ia doli që të kalonte për 2.5 sekonda, shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë, ndërsa shoferi kishte gjithçka nën kontroll.

Modifikimi në lehtësimin e peshës, nëpërmjet një sistemi të ri për nxjerrjen e gazrave, ka bërë që SSC Tuatara të arrijë këtë shpejtësi marramendëse. /Telegrafi/