LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësia maksimale e hibridit elektrik Lamborghini Sian është 350 kilometra në orë

Shpejtësia maksimale e hibridit elektrik Lamborghini Sian është 350 kilometra në orë

Lamborghini shfaqi më në fund, modelin që ndryshon shumë nga të tjerët

Në një dialekt italian, fjala sian nënkupton dritë të fuqishme ose rrufe, andaj Lamborghini e ka quajtur si duhet modelin Sian, që është një makinë shumë e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Me mundësi që nga zero deri në 100 kilometra në orë të arrijë për më pak se 2.8 sekonda dhe shpejtësi maksimale 350 kilometra në orë, Sian shënon një nivel tjetër, tani kur Lamborghini ka hyrë në fazën e elektrifikimit të makinave.

“Si makina më e shpejtë nga Lamborghini, duhet të duket bukur dhe të tingëllojë simfonike, për ata të cilëve iu kalon pranë dhe të privilegjuarve që kanë mundësi ta vozisin” ka thënë Mitja Borker, kreu i dizajnit në Lamborghini.

Dukja e mprehte dhe shumë e egër, është e frymëzuar me Terzo Millenio, derisa ka ngjashmëri të madhe edhe me Countach. Brenda Sian, ashtu siç edhe pritej, është vënë motori me 6.5 litra nga Lamborghini Aventador SVJ, si dhe një tjetër me 48 volt, që së bashku prodhojnë 819 kuaj fuqi.

Vetëm 63 njësi të Lamborghini Sian do të prodhohen, për nderë të vitit të themelimit që ishte më 1963, si një makinë që ia ka marrë titullin Aventador SVJ, si shumë më e fuqishme dhe e mirë. /Telegrafi/