Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, do bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Derisa kanë rrëfyer shpesh për marrëdhënien e tyre, ata së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës.


Çifti kanë qenë të ftuar në Tv Klan në emisionin “Rudina”, derisa përmes një baloni treguan se çfarë po presin djalë apo vajzë.

Screenshot 12 13 Shpat Kasapi dhe Selvije Jao (Foto: YouTube)

Në momentin që është shpërthyer baloni i madh, rrodhën disa të tjerë blu që konfirmuan se po presin një djalë.

Dyshja u shfaqën të lumtur krah njëri-tjetrit duke treguar se janë shumë të emocionuar për këtë.

Screenshot 13 14 Shpat Kasapi dhe Selvije Jao (Foto: YouTube)

Shpati theksojmë se është fejuar me Selvijen vitin që lamë pas, teksa u martuan pak muaj më parë.

Kjo është martesa e parë për Kasapin, i cili shijoi një lidhje të gjatë me modelen Afërdita Dreshaj. /Telegrafi/

Screenshot 14 10 Shpat Kasapi dhe Selvije Jao (Foto: YouTube)