Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që ishte duke bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 09.09.2025, në Lipjan.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/