Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hedhur në lumë mbetjet e qumështit dhe jogurtit.

Rasti ka ndodhur në Istog, më 3 shtator rreth orës 14:00.


Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/