LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile: Serbia po bën spastrim etnik “modern” në Medvegjë

Shoqëria civile: Serbia po bën spastrim etnik “modern” në Medvegjë

Partitë shqiptare në Medvegjë, nga 8 këshilltarë komunalë, sa  kishin, tash nga zgjedhjet e fundit do të kenë vetëm tre. Kjo për shkak se shumë shqiptarë që kishin të drejtë vote, nuk ishin në listat për të votuar në zgjedhjet e djeshme lokale në Serbi. Nga Shoqëria civile thonë se ky është rezultat i spastrimit etnik që po bënë Serbia, ndërsa për këtë fajet i ka Kosova dhe Shqipëria. 

Isa Beqiri nga Medvegja, edhe pse jeton në Kosovë, nuk votoi në zgjedhjet e rregullta lokale, pasi që nuk ishte në lista.


“Nuk kam shkuar sepse na kanë shlyer nga lista e votuesve. Më kanë shlyer mua dhe djalin e madh pasi i vogli ka lindur në Prishtinë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Isa Beqiri .

Problem të njëjtë si të tij,  kanë shumë qytetarë që jetojnë jashtë Serbisë, e madje dhe në Medvegjë. Aktivisti i shoqërisë civile nga Medvegja, Samir Shahini ka fajësuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, për mos reagim nda spastrimit etnik që po bënë Serbia në Medvegjë.

“Arsyeja pse nuk kam letërnjoftim valid ëshët pasivizimi i adresave të shumë shqiptarëve. Ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe po vjen duke u rritur në Medvegjë që në vete përbën një spastrim etnik modern që shteti serb po e bën në mënyrë shumë të heshtur në Medvegjë tash e disa vite”, deklaroi Samir Shahini, përcjell Telegrafi.

Përmes një deklaratë me shkrim drejtuar RTV Dukagjini, administrator i Partisë Demokratike në Medvegjë, Haki Kadriu ka thënë se pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike.

“Në zgjedhjet e kaluara kishim mbi 4000 të evidentuar në listat zgjedhore. Arsyeja e zvogëlimit të numrit të votuesve në listën zgjedhore është pasivizimi i adresave, që me automatizëm ka bërë shlyerjen nga listat votuese. Pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike me tendencë të zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve”.

Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partitë shqiptare, koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” dhe Partia për Veprim Demokratik kanë marrë 3 këshilltarë komunal, nga 8 sa kishin në legjislaturën e fundit.  /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori