LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile me qëndrime të ndryshme për përfshirjen e Kosovës në Mini-Schengenin Ballkanik

Shoqëria civile me qëndrime të ndryshme për përfshirjen e Kosovës në Mini-Schengenin Ballkanik

Edhe pse për një kohë të gjatë Kosova kishte refuzuar të bëhet pjesë e Mini-Schengenit ballkanik, me Marrëveshjen e Uashingtonit ka ndryshuar kjo qasja, pasi që edhe Kosova zotohet të bëhet pjesë e kësaj nisme. Por, njohësit e çështjeve politike dhe ekonomike, kanë qëndrime të ndryshme nëse vendi duhet të bëhet pjesë e kësaj iniciative rajonale.

Nismës rajonale që ka filluar në vitin e kaluar, e njohur si “Mini-Schengeni Ballkanik”, Kosova nuk i është bashkuar asnjëherë. Albin Kurti, në vizitën e parë të tij në Shqipëri si kryeministër i Kosovës e pati hedhur idenë e krijimit të një “Makro – Schengeni Shqiptar”, raporton RTV Dukagjini.


Qëndrime kundër nismës për mini-shengenin ballkanik kishin proklamuar edhe presidenti Hashim Thaçi dhe vet kryeministri Avdullah Hoti.

Por, takimi i Uashingtonit ka ndryshuar qëndrimet e Kosovës, nuk do të ketë “Makro – Schengeni Shqiptar” e as refuzime për Mini-Schengenin Ballkanik, përcjell Telegrafi.

“Të dyja palët do t’i bashkohen zonës së Mini-Schengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo”, thotë njëra nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit.

Për këtë pikë, Kosova ka dhënë zotimin që shumë shpejtë do të fillojë përgatitjet që të bëhet pjesë e “Mini – Schengenit”.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gerxhaliu, thotë se bashkimi i Kosovës në këtë nismë rajonale, hap një perspektivë të re ekonomike për vendin.

“Besoj se në aspektin ekonomik hapet një perspektivë e re pasi Ballkani Perëndimor promovohet si një mundësi e re për brende ndërkombëtare. E dyta në aspektin psikologjik do të përmirësohet percepsioni për Ballkanin Perëndimor si një rajon i trazuar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Safet Gerxhaliu.

Ndërsa nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, thonë se në këtë nismë do të fitojë më së shumti Serbia, dhe se Kosova nuk duhet të ndryshojë aspiratat për Bashkimin Evropian.

“Mini – Schengeni e favorizon Serbinë si tregu më i madh i rajonit dhe kësisoj i jep asaj rolin e shtetit kyç në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në rajon. Ndryshe Kosova nuk duhet të kënaqet vetëm me integrime regjionale dhe nuk duhet ta lë përshtypjen që zëvendësimi i reformave evropiane të bëhet me anëtarësime regjionale”, deklaroi Arbër Fetahu nga  Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kishin nënshkruar një marrëveshje që për “Mini-Schengenin” në Nëntor të vitit të kaluar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori