LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile, letër publike Këshillit të Evropës, kundërshtohet kandidatura e ushtarakut rus për raportues të KE-së për Kosovën

Shoqëria civile, letër publike Këshillit të Evropës, kundërshtohet kandidatura e ushtarakut rus për raportues të KE-së për Kosovën

Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS ka thënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

RTK: Rusi që pritet të zgjidhet raportues i KE-së për Kosovën - rrëmbyes femrash në Kosovë?
Lexo po ashtu RTK: Rusi që pritet të zgjidhet raportues i KE-së për Kosovën - rrëmbyes femrash në Kosovë?

“OSHC-të e nënshkruara konsiderojnë se Kondratiev nuk është personi i duhur për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës.

Emërimi i tij do të shpie në një periudhë të ngrirjes së raporteve mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës, që do të jetë përcaktuese në raport me qasjen aq të nevojshme për qytetarët e Kosovës në mekanizmat e mbrojtjes të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ky Institut në llogarinë zyrtare në Facebook.

Reagime për kandidimin e rusit raportues të KE për Kosovën: Ishte kundër bombardimeve të NATO-s
Lexo po ashtu Reagime për kandidimin e rusit raportues të KE për Kosovën: Ishte kundër bombardimeve të NATO-s

Ndër të tjera, Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS thekson se në këtë moment kyç për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor derisa përpëliten të luftojnë ndikimin e përhapur aktorëve të huaj dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri demokratike që forcon të drejtat e njeriut, është më e rëndësishme se kurrë të ruhet një përkushtim i fortë dhe kredibil i Këshillit të Evropës me rajonin tonë. /Telegrafi/

Aleksey Kondratyev, në biografinë e tij tregon se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, i njohur si GRU, dhe gjatë kësaj kohe ka shërbyer si pjesëtar i kontigjentit të KFOR-it. Gjithashtu, në biografinë e tij, thuhet se ka qenë i plagosur në Kosovë, pa treguar se në çfarë rrethanash ka ndodhur rasti. Menj%herë, pas plagosjes, Kondratyev është kthyer në Rusi, ku ka vazhduar studimet e mëtejme në një akademi ushtarake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori