LAJMI I FUNDIT:

Reagime për kandidimin e rusit raportues të KE për Kosovën: Ishte kundër bombardimeve të NATO-s

Reagime për kandidimin e rusit raportues të KE për Kosovën: Ishte kundër bombardimeve të NATO-s

Kandidimi i rusit Aleksey Kondratyev si raportues për Kosovën nga Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësimin e shoqërisë civile. Nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike u tha se raportimi i tij do të jetë gjithmonë i njëanshëm për Kosovën pasi që ai haptas ishte kundër edhe për bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë.

Brenda pak ditëve, do të bëhet edhe përzgjedhja e raportuesit për Kosovë nga Këshilli Evropian. E njëri nga kandidatët për këtë pozitë edhe Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse.


Kondratyev kishte qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontingjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001.

Ndërkaq kandidimi i tij po shihet si shqetësim për Kosovën nga Grupi për Studime Politike dhe Juridik.

Sipas Përparim Kryeziut nga kjo organizatë, Kondratyev kishte qenë edhe kundër bombardimeve të NATOS në Kosovë dhe se qëndrimi i tij kundër është haptas.

“Ai vjen nga një shtet mos njohës dhe hapur është mos njohës edhe vet ndaj Kosovës. Edhe botëkuptimet dhe bindjet e tij politike janë problematike për ne pasi që kujtojmë se ai është një person që ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe shprehet hapur se ‘Kosova është zemër e Serbisë’. Një person i tillë padyshim që komprometon rolin e raportuesit të Këshillit të Evropës për Kosovën”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Përparim Kryeziu.

Dyshohet se Kondratyev më datën 4 shtator 2001, ishte përfshirë në një incident i cili ishte përcjellë nga të shtënat me armë zjarri, pasi ky i fundit kishte tentuar ta kidnapojë një punonjëse të një lokali nate, me ç’rast kishte përfunduar i plagosur.

Përpos Grupit për Studime Politike dhe Juridike, ditëve në vazhdim, pritet që edhe organizata PIPS të dalë kundër mundësisë së përzgjedhjes së Aleksey Kondratyev si raportues për Kosovën./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori