LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile kërkon nga institucionet që të reagojnë për keqprezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës në tekstet alternative të historisë

Shoqëria civile kërkon nga institucionet që të reagojnë për keqprezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës në tekstet alternative të historisë

Organizata e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës (Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) që të reagojnë për keq prezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës në tekstet alternative të historisë.

26 organizata nga shoqëria civile kërkojnë që institucionet urgjentisht të reagojnë, duke ndaluar përdorimin e këtyre teksteve alternative gjithë ballkanike të historisë nëpër shkollat fillore e të mesme në Kosovë si dhe duke kërkuar nga botuesi CDRSEE që të ndryshojë keq prezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër këto tekste alternative gjithë ballkanike të historisë.


Gashi: Në historinë e luftërave ballkanike, nuk u përfshinë krimet serbe ndaj shqiptarëve
Lexo po ashtu Gashi: Në historinë e luftërave ballkanike, nuk u përfshinë krimet serbe ndaj shqiptarëve

Lexoni të plotë deklaratën:

26 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës (Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) që të reagojnë për:

Keqprezentimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër tekstet alternative gjithëballkanike të historisë

Në vitin 1999 OJQ «Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe» (CDRSEE) me seli në Selanik, inicioi projektin e vet më të rëndësishëm «Joint History Project» (Projekti i Historisë së Përbashkët), në mënyrë që mësimdhënësve të historisë në Ballkan t’u ofronin materiale që përmbanin shumë këndvështrime për të njëjtën ngjarje. Projekti synonte jo vetëm të rishikonte mësimdhënien etnocentrike të historisë, por edhe t’i nxiste mendimin kritik e debatin, ta promovonte diversitetin e t’i pranonte si vuajtjet ashtu edhe arritjet e përbashkëta të popujve ballkanikë.

Për këtë CDRSEE angazhoi historianë nga i gjithë rajoni dhe projekti rezultoi me hartimin e gjashtë vëllimeve, duke nisur me historinë mesjetare të Ballkanit për të ardhë në ditët e sotme. Vëllimet titullohen 1. Perandoria Osmane; 2. Kombet dhe Shtetet në Evropën Juglindore; 3. Luftërat Ballkanike; 4. Lufta e Dytë Botërore; 5. Lufta e Ftohtë (1944-1990), dhe 6. Luftërat, Ndarjet dhe Integrimi (1990-2008). Gjatë hartimit të këtyre teksteve, CDRSEE mbajti marrëdhënie të afërta pune me të gjitha ministritë e arsimit në rajon dhe gëzoi mbështetjen nga gjithsej 25 donatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë BE-në. Të gjashtë vëllimet u përkthyen nga origjinali anglisht në dhjetë gjuhë (nëntë ballkanike dhe japonisht) e u promovuan në shumë prej kryeqyteteve rajonale, përfshirë edhe Prishtinën më 2018.

Ne organizatat e shoqërive civile në Kosovë jemi shumë të shqetësuara që në këto vëllime të CDRSEE-së shumë ngjarje tejet të rëndësishme të historisë së Kosovës nuk figurojnë fare. Në anën tjetër, shumë nga ngjarjet paraqiten në mënyrë sipërfaqësore, jokorrekte, të pasaktë, të njëanshme, e nganjëherë edhe ofenduese, sa ndonjëherë të krijohet përshtypja se disa nga pjesët për shqiptarët dhe Kosovën do t’i kenë hartuar historianë të indoktrinuar me nacionalizëm serb. Mënyra si paraqitet historia e Kosovës në këto publikime nuk i kontribuon aspak misionit të pretenduar të CDRSEE-së për tejkalimin e trashëgimisë së dhimbshme të të kaluarës dhe pajtimin afatgjatë mes popujve ballkanikë dhe se mënyra e prezantimit të historisë së Kosovës duhet të ndryshojë urgjentisht.

Prandaj, duke pasur parasysh këto që u thanë më sipër, kërkojmë nga Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës (Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) që urgjentisht të reagojnë për këtë keq prezantim të shqiptarëve në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti:

– duke ndaluar përdorimin e këtyre teksteve alternative gjithë ballkanike të historisë nëpër shkollat fillore e të mesme në Kosovë; si dhe

– duke kërkuar nga botuesi CDRSEE që të ndryshojë keq prezantimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër këto tekste alternative gjithë ballkanike të historisë.

ADMOVERE; CEL KOSOVA; CHwB (Cultural Heritage without Borders); CPC (Qendra për Kurajo Politike); ÇOHU (Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet); DEBATE CENTER; EC MA NDRYSHE; EKW; ETEA; FOL; GERMIN; INTEGRA; INPO; KADC (Kosovo Advocacy and Development Centre); KCSF (Kosovo Civil Society Foundation); KFOS (Kosovo Foundation for Open Society); KGVK (Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës); KAF (Kosovo Architecture Foundation); LET’S DO IT KOSOVA; ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim); POLIS; Qendra Kosovare për Studime Gjinore; QKSS (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë); RrGK (Rrjeti i Grave të Kosovës); Shoqata e Intelektualëve të Pavarur – Deçan; YIHR Kosova (Youth Initiative for Human Rights)

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori