Ende nuk dihet nëse edhe këtë javë do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë.
Një gjë të tillë nuk e dinë as përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ani pse shprehen të bindur se i kanë numrat për themelimin e Qeverisë.
Mirëpo, shoqëria civile bën thirrje që të mos vonohet shumë mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit, pas duhet t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë, në mënyrë që të funksionalizohen institucionet e vendit.
Sipas Artan Muratit nga KDI-ja, seanca duhet të mbahet më së largu këtë javë, pasi shumë procese kanë mbetur peng i mos themelimit të institucioneve të dala nga vota e 11 qershorit.
“Duke pasur parasysh se konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë proceseve tjera dhe krijimit të Qeverisë do të ishte mirë që sa më shpejt të ishte e mundur presidenti ta thërras ose t’i jap dritën e gjelbër Kryesisë së vjetër nga legjislatura e kaluar për të proceduar me organizimin e seancës konstituive pasi që është humbur shumë kohë edhe me certifikimin e rezultateve dhe vetëm se jemi duke shkuar në vonesa të tjera. Andaj konsideroj se sa më shpejt duhet të thirret kjo seancë dhe kjo javë do të ishte e përshtatshme”, tha Murati.
Murati thotë se vonesa e konstituimit të institucioneve, vetëm sa po e tensionin edhe me shumë situatën politike, dhe kjo u dëshmua javën e kaluar kur deputetë të partive politike përmes deklaratave jo të matura shpërthyen në rrjetet sociale.
Profesori Mazllum Baraliu e quan imediate dhe të domosdoshme konstituimin e Kuvendit sa më shpejt dhe formimit të Qeverisë, në mënyrë që të fillojë menjëherë proceset e mbetura gjysmë. Madje, sipas tij, është urgjente reformimi i sistemit elektoral, që nuk do të prodhonte kaq shumë vonesa.
“Po, gjithsesi ka vonesë të konsiderueshme dhe vonesa ose arsyet e vonesës dihen nga opinioni publik, ato janë folur e përfolur, shpjeguar shumë herë, prandaj nuk dot ë ndalesha aty, por gjithsesi jemi vonuar dhe do të duhej menjëherë pas zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Qeverisë të fillohej me reformimin e sistemit elektoral në mënyrë që të kemi një kod zgjedhor që do të rregulloshin shumë gjëra dhe shumë vakume që janë në këto ligje zgjedhore, por flas për ligjin e përgjithshëm dhe atë për zgjedhje lokale në mënyrë që të mos na ndodhin edhe vonesat edhe defektet që ky sistem elektoral i ka”, theksoi Baraliu.
Por, në anën tjetër, nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj thotë se tashmë ata janë të gatshëm dhe se vetëm po presim caktimin e datës nga presidenti i vendit Hashim Thaçi për mbajtjen e seancës konstituive. Mirëpo, nuk e dinë nëse do të ketë këtë javë apo jo seancë konstituive.
“Ne si PDK që në javën e parë pas zgjedhjeve kemi mandatuar Kadri Veselin si lider i koalicionit dhe Haradinajn si mandatar për formimin e Qeverisë që këta të jenë në kontakt të rregullt dhe të drejtpërdrejt me presidentin e vendit dhe tash iu takon këtyre treve që të shohin se kur janë pjekur rrethanat me qëllim që të mbahet seanca e parë konstituive. Qëndrimi ynë është se si koalicion qeverisës, i kemi votat e nevojshme që ta mbajmë seancën e parë të Kuvendit dhe ta votojmë pastaj Qeverinë. Por a do të ndodh këtë javë apo mund të ndodh ditët e ardhshme është temë që në detaje mund ta dinë Veseli dhe Haradinaj por mbi të gjitha është presidenti Thaçi meqë i takon atij me kushtetutë ta bëjë hapin e parë”, tha Hoxhaj.
Madje, sipas numrit dy të PDK-së, përveç se janë të sigurt që i kanë votat, porse nuk do të shkojnë në seancë pa pasur numrat e mjaftueshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 8 korrik i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Ndërsa, pas certifikimit, presidenti i vendit sipas Kushtetutës ka 30 ditë afat për ta thirrur seancën e parë konstituive të Kuvendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre