LAJMI I FUNDIT:

Shoqata humanitare ‘Peja’ në New York ndihmon 447 familje në nevojë për festat e fundvitit

Shoqata humanitare ‘Peja’ në New York ndihmon 447 familje në nevojë për festat e fundvitit

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë anëtarë të Shoqatës humanitare “Peja në New York, për festat e fundvitit kanë ndihmuar 447 familje në nevojë, familje të dëshmorëve, veteran dhe kategori tjera.

Përpos familjeve që do të ndihmohen në Pejë, Deçan, Klinë e Istog, kësaj radhë do të ndihmohen edhe 50 familje në Mitrovicë dhe 50 familje në Drenas.


Duhet theksuar se vetëm për festat e fundvitit, kjo shoqatë ka mbledhur mjete materiale ne vlerë prej 20,250 dollarë, ku kanë gëzuar 447 familje, kurse në përgjithësi kontributi humanitar i shoqatës për vitin 2021 ka qenë 55,410 dollarë.

I gjithë ky humanizëm dhe përpjekje e vazhdueshme e shoqatës me seli në Bronx, bëhet nga vullneti dhe dëshira e tyre që sado pak të jenë më afër familjeve në nevojë, të cilët janë duke u përballuar më një situatë të vështirë sociale.

Përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja” kanë falënderuar të gjithë anëtarët dhe miqtë e saj, të cilët në vazhdimësi përkrahin iniciativa të tilla tash e disa kohë edhe përkundër obligimeve tjera financiare që kanë për familjet e tyre këtu dhe në Kosovë.

Po ashtu, ata kanë falënderuar edhe Shoqatën bamirëse “Bereqeti” dega në Pejë, me në krye imamin Kushtrim Kelmendi, i cili me gjithë stafin e tij, me një punë vullnetare e të palodhshme mundësojnë blerjen dhe shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore.

Ndërkaq, imami Kelmendi, njëri nga koordinatorët e “Bereqeti”, tha për Telegrafin, se në emër të shoqatës falënderojnë të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët, që në vazhdimësi i ndihmojnë nevojtarët me pako ushqimore ose më projekte tjera humanitare.

Ai tha se për festat e fundvitit do të ndihmohen familjet në nevojë, familjet e dëshmorëve veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe në Klina, Istogu e Deçan, kurse, sipas tij, risi për këtë vit për familjet në nevojë është se, “në këtë vit do të ketë numër më të madh të përfituesve dhe pakot ushqimore bashkë me 25 kilogramë miell, janë tepër të begatshme”.

“Nga ky aktivitet humanitar do të përfitojnë 447 familje me asistencë sociale dhe disa kategori tjera si veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe familjet e dëshmorëve. Pasi që jemi disa vite duke u marrë me aktivitetin e humanizmit duke ndihmuar kështu sadopak njerëzve në nevojë, kemi krijuar njohuri të mjaftueshme për gati të gjitha familjet që kanë nevojë”, tha imami Kelmendi.

Shoqata humanitare “Peja” në vazhdimësi ka ndihmuar qytetarët në nevojë në Kosovë, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe shumë qytetarë në qytete të tjera, ku në fokus ka qenë gjithmonë të ndihmohen familjet që kanë nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, femra pa mbështetje familjare dhe të tjera.

Megjithatë, shoqata vazhdimisht më së paku dy herë në vit organizon shpërndarjen e pakove me gjëra ushqimore për familjet në nevojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori