LAJMI I FUNDIT:

​Shoqata e të Burgosurve kërkon të hiqet vepra “Never say never” në sheshin “Adem Demaçi”

​Shoqata e të Burgosurve kërkon të hiqet vepra “Never say never” në sheshin “Adem Demaçi”

Shoqata e të Burgosurve Politik është shprehur kundër veprës “Never say never” që u përurua pak ditë më parë në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, e që u tha se i dedikohet të burgosurve politikë që kontribuuan për lirinë e Kosovës, udhëhequr nga veprimtari Adem Demaçi.

Vepra e artistit Alban Muja “Never say never” u tha se përjetëson shprehjen e famshme të Demaçit dhe ka memoralizuar përgjithmonë rezistencën kombëtare.


Mirëpo, Selatin Novosella nga Shoqata e të Burgosurve Politikë kërkoi largimin e kësaj vepre duke thënë se nuk ka mesazh dhe është i pakuptimtë.

“E kemi këtë lajm shumë të këndshëm dhe tepër trishtues jo vetëm për ne si shoqatë, në përgjithësi për Kosovën se po stërkeqet një shesh, ku duhet të jetë sheshi i Adem Demaçit, shtatorja dhe mesazh i Adem Demaçit. Ndërsa këtu është ngritur një beton, për ne i pavlerë, i pakuptimtë dhe pa kurrfarë mesazhi, në gjuhën angleze, dhe është rrënuar themeli ku është vendosur gurthemeli i sheshit për shtatoren e Adem Demacit dhe sot këtë do ta quaja një lajm i keq për Kosovën”, tha Novosella.

Novosella ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të formojë komision për të shqyrtuar edhe njëherë për fatin e kësaj vepre ndërsa kërkoi që të përmbyllen punimet për sheshin.

“Ne me të drejtë presim që brenda kohës shumë të shkurtër Qeveria e Kosovës të formojë një komision, ku do t’i thërrasë përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës dhe Shoqatën e ish të Burgosurve Politikë e familjarët. Ky shesh duhet të përfundohet, kurse ky (vepra) që është vendos, gjithsesi duhet të hiqet”, shtoi Novoselli.

Ai tha se kanë qenë edhe te kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, për të diskutuar rreth kësaj vepre por Novosella tha se Rama nuk ka qenë prezent kur kanë shkuar për ta takuar.

Vepra artistike me mbishkrimin ‘Never say never’, u memorizua në një shtyllë të madhe betoni në hapësirën publike të sheshi “Adem Demaçi”, në Prishtinë. Kurrë mos thuaj kurrë, ishte një nga fjalitë e Demaçit të cilën e mbajti kohë më parë në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kërkon të çliroheshin nga kthetrat e regjimit shtypës serb.

Kjo vepër është krijuar me përkrahjen e Komunës së Prishtinës ndërsa në inaugurim morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori