LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e pacientëve: Të vazhdojnë shërbimet e tjera shëndetësore, të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID

Shoqata e pacientëve: Të vazhdojnë shërbimet e tjera shëndetësore, të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK  konsideron se rritja e shpejtë e numrit të rasteve me COVID 19 është shkaktuar si rrjedhojë e neglizhencës së institucioneve, të cilat nuk kanë marrë masa proporcionale në raport me rrezikun që kanosej dhe nuk kanë monitoruar ato pak masa që kishin mbetur aktive.

PRAK thekson se tashmë është e kuptueshme se COVID 19 është një trend global, dhe se qeveritë e vendeve të ndryshme vetëm mund të minimizojnë pasojat, por jo ta ndalin atë.


“Situatën me menaxhimin e pandemisë COVID 19 asnjë qeveri e Kosovës nuk e ka pasur nën kontroll dhe pasojat kanë qenë shumë të mëdha. Kjo vërehet edhe me rritjen e numrit të rasteve të vdekjes sipas agjencionit të statistikave! Gjithashtu, kjo shihet edhe në bazë të disa hulumtimeve të cilat tregojnë se afër 50% e qytetarëve e kanë kaluar COVID 19, e në evidencat shtetërore figurojnë shumë më pak të infektuar që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në reagim.

Përkundër faktit që COVID 19 ka marrë fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke lënë anash problemet e krijuara ndër vite në sektorin e shëndetësisë, megjithatë menaxhimi i pandemisë është larg një standardi të dëshiruar.

“PRAK konsideron se ministri i Shëndetësisë, z.Vitia ka kohë që menaxhimin e pandemisë është dashur ta kaloj tek vartësit e vet, dhe t’i kthehet rolit të vet si ministër në menaxhimin e sistemit shëndetësor!

Meqenëse Ministri Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, situata me pandeminë është në krizën më të thellë dhe sistemi shëndetësor ka probleme enorme që janë vështirë të zgjidhshme edhe për 2 mandate, konsiderojmë se ai duhet ta liroj detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar”.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që shërbimet e tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID 19, pasi që ndërprerja e shërbimeve të tjera shëndetësore në të kaluarën ka shkaktuar pasoja të mëdha dhe do të shkaktonte sërish!

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim pasi që është mënyra e vetme për të dalë nga pandemia. Të gjithë e kemi obligim të përkujdesemi për shëndetin tonë dhe të mos cenojmë shëndetin e të tjerëve!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori