LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Pacientëve kërkon audit klinik pas paraqitjes së COVID-19 në Spitalin e Prizrenit

Shoqata e Pacientëve kërkon audit klinik pas paraqitjes së COVID-19 në Spitalin e Prizrenit

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) thotë se kanë pranuar me shqetësim informacionet për shpërndarjen e virusit Covid-19 në Repartin e Dializës në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Kjo shoqatë i është drejtuar me një letër Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë, në të cilën kanë shkruar se kërkojnë nga institucione kompetente që të zhvillojnë një audit klinik rreth paraqitjes se koronavirusit në Repartin e Dializës.


Letra e plotë e PRAK:

“Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK me shqetësim ka pranuar lajmin për shpërndarjen e virusit COVID – 19 në Repartin e Dializës në Spitalin Regjional të Prizrenit. Edhe më shqetësues është fakti se 2 nga të prekurit tashmë kanë vdekur.

Duke patur parasysh që sipas pikës 1 të Kartës së të Drejtave të Pacientëve (E drejta për masa parandaluese), Çdo qytetar ka të drejtë për shërbim të duhur shëndetësor me qëllim të parandalimit të sëmundjeve.

Pikës 9 të Kartës së të Drejtave të Pacientëve (E drejta për siguri), Çdo qytetar ka të drejtë për të mos u dëmtuar nga keqfunksionimi i shërbimeve shëndetësore, praktikat jo të përshtatshme dhe gabimet mjekësore. Po ashtu, ka të drejtën e qasjes në shërbime shëndetësore dhe trajtime që janë të sigurta.

Prandaj, kërkojmë nga ju si Institucione kompetente që të zhvilloni një Audit Klinik me ndihmën edhe të Inspektoriatit Shëndetësor për të parë se a ka patur lëshime institucionale, menaxheriale dhe individuale në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së këtyre qytetarëve. Fakti se janë infektuar më shumë staf shëndetësor se sa pacientë, e bënë të domosdoshëm një hetim të pavarur.

Një Auditim i tillë, përveç që është një obligim ndaj pacientëve të prekur dhe familjarëve të viktimave do të ndihmonte që në të ardhmen të mos kemi situata të tilla ku rrezikohet siguria e pacientëve pikërisht në vendin ku do të duhej të ishin më të sigurtë”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori