LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-së paralajmëron protestë nëse Hoti nuk e shqyrton vendimin që protezat e invalidëve të bëhen në QKUK

Shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-së paralajmëron protestë nëse Hoti nuk e shqyrton vendimin që protezat e invalidëve të bëhen në QKUK

Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë në detyrë që protezat për invalidët e luftës të bëhen në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes një letre publike, kjo shoqatë ka thënë se klinikat në Kosovë nuk kanë kapacitete teknike dhe as specialistë të fushës për t’i bërë këto proteza.


Ata i janë drejtuar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, duke i thënë se qasja ndaj invalidëve të luftës është e gabuar dhe se buxheti i shtetit nuk duhet të tkurret në protezat e atyre që i lanë gjymtyrët e trupit në luftën për liri.

“Proteza e invalidëve janë vërë jashtë Kosovës, mbulimin e shpenzimeve e ka bërë gjithmonë Qeveria e Kosovës, andaj shqyrtojeni vendimin për proteza, përndryshe këta individë me gjymtyrët e humbura në luftë dhe protezat e amortizuara do të protestojnë javën që vjen”, thuhet ndër të tjera në reagim. 

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që autorizohet Klinika e Ortopedisë për të furnizimin dhe rregullimin e protezave për invalidët e luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori