Shoqata e Futbollistëve Profesionalë (PFA) është në diskutime me Chelsean mbi trajtimin e Raheem Sterling dhe Axel Disasi, të cilët aktualisht janë të përjashtuar nga stërvitja me ekipin e parë.

Trajneri Enzo Maresca e ka bërë të qartë se të dy lojtarët nuk janë në planet e tij, pavarësisht se ata mbetën në klub edhe pas afatit kalimtar.


PFA po siguron që ata të mund të ruajnë nivelet e fitnesit dhe po i kujton Chelseat rregulloret e FIFA-s në lidhje me 'sjelljen e mundshme abuzive' gjatë izolimit të lojtarëve.

Sterling dhe Disasi tani stërviten veçmas nën një trajner të caktuar në qendrën stërvitore të klubit në Surrey.

Shoqata e Futbollistëve Profesionalë kontakton Chelsean për keqtrajtimin e Sterlingut dhe Disasit telegrafi.com

Për situatën e tyre ka folur Maresca gjatë konferencës së sotme (e premte) [ër shtyp duke sqaruar gjithçka.

“Kam qenë në situatën e Sterling dhe Disasi si lojtar. Sigurisht, e di që nuk është ndjesia më e mirë. Do të duash të stërvitesh dhe të luash ndeshje”.

“Situata është kështu për arsye të ndryshme. E di që klubi po u jep atyre mundësinë të punojnë në mënyrën e duhur”, ka thënë Maresca. /Telegrafi/

telegrafi sport app