LAJMI I FUNDIT:

Shoferi me veturën luksoze të vjedhur u fut në një supermarket të Miçiganit – për t’i shpëtuar policisë, tha se punonte aty

Shoferi me veturën luksoze të vjedhur u fut në një supermarket të Miçiganit – për t’i shpëtuar policisë, tha se punonte aty

Autoritetet e Policisë së Miçiganit po patrullonin qiellin mbi Metro Detroit.

Dhe gjatë kësaj patrulle, ata vunë re një Dodge Charger të zi “duke vozitur në mënyrë të pamatur me shpejtësi të lartë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe këtë gjë, ai po e bënte si në autostradat ashtu edhe në rrugët sipërfaqësore.

Kështu, ata thirrën mbështetjen tokësore dhe një rreshter u përpoq të ndalonte trafikun.

I dyshuari iku dhe në vend që të angazhohej në ndjekje, helikopteri vazhdoi ta ndiqte makinën për rreth 45 minuta.

Pasi voziti “në gjithë qarkun Wayne”, ai u tërhoq në një supermarket të Walmart dhe u fut.

Policia tha se 20-vjeçari nga Redford “u përpoq të maskohej si një punonjës i Walmart” dhe se bëhej për një makinë luksoze të vjedhur.

Pasi e identifikuan të dyshuarin, ai thuhet se “vrapoi nëpër dyqan … derisa u arrestua pranë derës së përparme”. /Telegrafi/