LAJMI I FUNDIT:

Shoferi shpëtoi i pa lënduar, nga shufra e gjatë dy metra që iu fut në xhamin e përparmë (Foto)

Shoferi shpëtoi i pa lënduar, nga shufra e gjatë dy metra që iu fut në xhamin e përparmë (Foto)

Shufra e gjatë dy metra, që u fut në xhamin e përparmë të një Ford Fiesta që po lëvizte nëpër Lincolnshire të Anglisë, e shkaktoi vetëm dëme materiale.

Mësohet se shoferi që po voziste vetëm, i ka shpëtuar objektit metalik për disa centimetra, ndërsa nuk u gërvisht as nga ndonjë copëz xhami, transmeton Telegrafi.


Në momentin që ndodhi aksidenti, hapësira ishte e boshatisur, duke mos lënë ndonjë njeri tjetër të lënduar.

“Ky është shoferi më me fat në Britani të Madhe”, është përshkruar ngjarja nga mediat, ndërsa nuk raportohet për rrethanat se si ndodhi. /Telegrafi/