LAJMI I FUNDIT:

Shoferi rregullonte mjekrën me makinën elektrike, derisa voziste nëpër autostradë (Video)

Shoferi rregullonte mjekrën me makinën elektrike, derisa voziste nëpër autostradë (Video)

Derisa voziste nëpër një autostradë në Birmingham të Anglisë, një shofer i ka hequr të dy duart prej timonit, për të rregulluar mjekrën me makinën elektrike.

Burrë në moshë të mesme, ishte i vetëm në makinën Saab 9-3 me tavan të butë, teksa lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


“Veprimi i tillë, më duket i njëjtë sikurse përdorimi i telefonit gjatë vozitjes së veturës” ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, ai rrezikonte të shkaktonte ndonjë aksident, meqenëse trafiku në atë pjesë të autostradës ishte mjaft i ngjeshur. /Telegrafi/