LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i Lamborghinit mbeti i turpëruar, vetura 300 mijë dollarëshe e la në mes të rrugës – dëshmitarët “të gjithë po qeshnin me të”

Shoferi i Lamborghinit mbeti i turpëruar, vetura 300 mijë dollarëshe e la në mes të rrugës – dëshmitarët “të gjithë po qeshnin me të”

Një shofer i një Lamborghini u la i turpëruar pasi supervetura e tij ndaloi së punuari dhe duhej të shtyhej.

Madje, çfarë u ka rënë në sy dëshmitarëve, ka qenë fakti se ishin policët dhe një burrë tjetër që u desh të shtynin veturën 300 mijë dollarëshe përmes një rruge në Londër, përcjell Telegrafi.


Shoferi veturës luksoze thuhet gjithashtu se disi kishte tentuar të “fshihej”.

Por dëshmitarët nuk kanë kursyer talljet me veturën që thuhet se arrin shpejtësinë 218 km/orë, duke u dashur të shtyhet përmes një prej zonave më të shtrenjta të Londrës.

Dëshmitari që ka publikuar fotografitë ka thënë se shumë njerëz u ndalën të shikojnë skenën e pazakontë – dhe se ‘të gjithë po qeshnin’. /Telegrafi/