LAJMI I FUNDIT:

Shoferi gati humbi kontrollin, nga gjarpri që iu shfaq në xhamin e përparmë (Foto)

Shoferi gati humbi kontrollin, nga gjarpri që iu shfaq në xhamin e përparmë (Foto)

Karl Jarling po e ngiste traktorin nëpër një pjesë periferike në Queensland të Australisë, kur u befasua nga një gjarpër që i doli në xhamin e përparmë.

I habitur nga reptili, shoferi gati humbi kontrollin, por u kujdes që të mbyllë dritaret, pë tu siguruar që të mos hyjë brenda, transmeton Telegrafi.


“Aktivizova fshesat në përpjekje ta frikësojë, por nuk i linte përshtypje. Më pas i lëshova ujë për pastrim dhe nisi të lëvizë”, ka thënë Jarling lidhur me rastin.

Fermerit i është dashur të qëndroi i parkuar për disa minuta, derisa gjallesa e gjatë rreth një metër e gjysmë filloi të largohej. /Telegrafi/