LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i cili u përplas në turmën e njerëzve duke vrarë 5 persona në Wisconsin, ishte ‘duke ikur nga një skenë tjetër krimi’

Shoferi i cili u përplas në turmën e njerëzve duke vrarë 5 persona në Wisconsin, ishte ‘duke ikur nga një skenë tjetër krimi’

Një shofer i një makine SUV po ikte nga skena e një krimi tjetër kur u përplasë në një paradë të Krishtlindjeve dhe vrau pesë persona, thonë raportet.

Turmat ishin mbledhur në Waukesha, Wisconsin për ngjarjen festive të dielën kur u shpalos tmerri.


Më shumë se 40 persona u plagosën ndërsa automjeti i kuq u fut në familje që ishin rreshtuar në rrugë.

"Fat në fatkeqësi": Fëmija i shpëton më të keqes, derisa makina i kaloi shumë afër – para se të përplasej me një turmë njerëzish në Wisconsin
Lexo po ashtu "Fat në fatkeqësi": Fëmija i shpëton më të keqes, derisa makina i kaloi shumë afër – para se të përplasej me një turmë njerëzish në Wisconsin

Dhe një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për CBS se dukej sikur i dyshuari po largohej nga një tjetër incident – ndoshta një përleshje me thikë, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Burimi i tha gjithashtu gazetës se, “në këtë moment” incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist.

I dyshuari mbetet në paraburgim por deri më tani nuk është dhënë emri i tij, e as motivet.

Momenti kur makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, nga ku mbetën pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar
Lexo po ashtu Momenti kur makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, nga ku mbetën pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Shefi i policisë së Waukesha, Dan Thompson tha se një automjet ishte gjetur pas incidentit në qytet, rreth 20 milje (32 km) në perëndim të Milwaukee.

“Për momentin, mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar”, tha Departamenti i Policisë Waukesha në faqen e tyre në Facebook.

“Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacion shtesë. Shumë njerëz janë vetëtransportuar në spitalet e zonës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori